Gjiganti i softuerit filloi testimin e dy funksionaliteteve në muajin Mars dhe tani në heshtje ka vendosur ti bëjë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e Windows 11.
Microsoft më në fund do të lançojë funksionalitetet e kontrollit drejtshkrimor dhe të korrigjimit automatik në aplikacionin Notepad në Windows 11 më shumë se 40 vite nga debutimi i tij në Windows në 1983.
Gjiganti i softuerit filloi testimin e dy funksionaliteteve në muajin Mars dhe tani në heshtje ka vendosur ti bëjë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e Windows 11.
Opsioni i kontrollit drejtshkrimor është thuajse identik me atë që gjendet në Word ose Edge ku fjalët e shkruara gabim kanë një vijë të kuqe që tregon gabimet.
Mjafton të klikoni me të djathtën mbi fjalën dhe do të shfaqen sugjerimet e shkruara drejtë. Ka qenë gjithnjë mister vendimi i Microsoft për të mos adoptuar kontrollin drejtshkrimor në Notepad.
Për herë të parë ky funksionalitet u zhvillua në 1985 për Word. Notepad u krijua në 1983 si një version i shkurtuar i Word.
Microsoft ka shtuar edhe opsionin e korrigjimit automatik që do të thotë se gjatë shkrimit gabimet do të korrigjohen kur kontrolli drejtshkrimor është i aktivizuar.