40 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa janë regjistruar 40 raste të reja të infektimit me koronavirus.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.  Në total numri i rasteve aktive është 1.226”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.