40 pacientë me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Kosovës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Faik Hoti, zëdhënës në ministrinë e Shëndetësisë me anë të një postimi në Facebook, ku ka thënë se 5 persona aktualisht janë në gjendje më të rëndë dhe përkujdesje intensive
Ndërkaq, në gjendje më kritike janë dy pacientë të tjerë që janë me ventilim mekanik.
Njoftimi i plotë nga Infektivja:
Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë.
Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19.
Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për Covid 19.
Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:
33 raste janë në gjendje stabile
5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore..