Sulmet franceze me dron kanë vrarë rreth 40 luftëtarë që po udhëtonin me motoçikleta pranë kufirit të Nigerit me Burkina Fason, ka njoftuar ushtria franceze të enjten, shkruan “Al Jazeera”.
Kjo ushtri i ka quajtur sulmet sukses të ri taktik në përpjekjet kundër terrorizmit në rajonin Sahel të Afrikës.
“Inteligjenca konfirmoi se motoçikletat i përkisnin një grupi të armatosur terrorist që lëvizte midis Burkina Fasos dhe Nigerit. Në koordinim të ngushtë me Forcat e Armatosura të Nigerit, forca Barkhane kreu disa sulme. Gati 40 terroristë u neutralizuan”, thuhet në deklaratën e ushtrisë franceze.
Qeveria e Nigerit nëpërmjet një deklarate ka thënë se luftëtarët u vranë pasi në një sulm në fillim të kësaj jave, u vranë tetë forca sigurie në jugperëndim të vendit. /koha