Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3393 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 770 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar 4 qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 621 persona.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.