Ballina Jeta Fitnes 4 rregulla bazë për ta filluar fitnessin dhe për të mos e...

4 rregulla bazë për ta filluar fitnessin dhe për të mos e lënë më

Nuk ke bërë asnjëherë fitness? Ke filluar disa herë por gjithmonë e ke lënë atë? Me poshtë janë disa rregulla bazë që do të të ndihmonin për ta filluar atë me force dhe dëshirë.
1. Rregulli i parë. Gjeja e parë që duhet të bëni është një vizitë tek mjeku. Në varësi të gjendjes suaj, mjeku do t’iu sugjeroje edhe nivelin dhe llojin e gjimnastikës. Mos harroni se edhe gjimnastika e butë, madje edhe joga ju bën mirë dhe mbi të gjitha ju bën që të djersini.

2. Një palë këpucë të përshtatshme. Jo të gjitha këpucët e posaçme për gjimnastike janë njëlloj të përshtatshme. Për fitness rekomandohen këpucë me nivel të lartë amortizimi që do të mbronte artikulacionet dhe tendinët tuaja prej sforcimeve.

3. Fshihni peshoren. Duhet që të keni gjithnjë parasysh se fitness-i nuk ju ul në peshe, ai ju përmirëson fizikun, redukton numrin e belit, gjoksit, këmbëve dhe krahëve. Me fjalë të tjera, nuk duhet që t’i referoheni peshës për të kuptuar efektivitetin e stërvitjes.

4. Pushimi. Duhet që domosdoshmërish t’i jepni të drejte vetës edhe për pushim. Duhet të dini se muskujt rriten dhe zmadhohen gjatë kohës që jeni pushim./Mesazh/

 

Exit mobile version