Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qelizat e shumë gjëra të tjera që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur shëndetplotë.
Si Mund Ta Fuqizoni Imunitetin
Imuniteti nuk ka nevojë për shumë shtysa. Ai është krijuar të bëjë të njëjtën punë çdo sekondë, ndonjëherë me sukses e herë jo.
Çdo përpjekje për të shtyrë në ekstrem imunitetin është e rrezikshme, sepse nxit alergjitë dhe sëmundjet auto-imunitare siç është artriti reumatoid.
Ndihma më e madhe që mund t’i jepni imunitetit tuaj është që të jetoni shëndetshëm
Si Po E Dobësoni Imunitetin?
Ekspertët paralajmërojnë se gjatë qëndrimit në shtëpi për shkak të pandemisë së COVID-19, njerëzit po e dobësojnë imunitetin e tyre duke ngrënë më shumë kripë, sheqer e duke e tepruar me kafenë dhe alkolin.
Këto janë katër produktet më të dëmshme që gjenden në kuzhinën tuaj.
Sheqeri për shembull ka tendencën ta vështirësojë punën e imunitetit kundër mikroorganizmave të huaj.
Për më tepër, sheqeri nxit inflamacionin në trup dhe godet imunitetin. Kripa rrit tensionin e gjakut duke e dobësuar sistemin imunitar.
Kafeina ndikon tek gjumi. Mungesa e tij shfaq inflamacion dhe ky i fundit godet imunitetin.
Konsumi i tepruar i alkolit rrit predispozitat e të vuajturit nga pneumonia dhe problemeve të tjera me rrugët e frymëmarrjes, një rrezik kaq i panevojshëm në kohën e COVID-19.
Ekspertët thonë se në kushtet e karantinës njerëzit duhet të sigurohen të konsumojnë më shumë fruta të freskëta e perime dhe ushqime me fibër, e cila i vjen në ndihmë jo vetëm imunitetit por edhe gjumit dhe humorit të mirë.
Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterolin.
Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha.
Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen.