Pavarësisht nga mosha, rrudhat mund të formohen shumë më herët. Faktorët që përkeqësojnë fenomenin, përveç plakjes, janë të shumtë: ekspozimi i tepërt në diell, dehidrimi, ndryshimet hormonale, ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e kujdesit ndaj lëkurës.
Rrudhat në ballë janë sigurisht për shkak të stresit që në mënyrë të pavetëdijshme bëjnë që të vrenjtim fytyrën ose të ngremë vetullat duke rezultuar në vija horizontale. Megjithëse nuk mund t’i eleminojmë plotësisht, mund t’i zvogëlojmë ato.
Masazh
Masazhi i butë ose me gishta ose edhe më mirë me një rul fytyre do të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke ushqyer dhe rinovuar indet e lëkurës. Për më tepër do të relaksojë muskujt e fytyrës, të cilët ndërsa tkurren gradualisht formojnë rrudha.
Vaji i kokosit
I shkëlqyer për hidratimin dhe ushqimin e lëkurës së thatë dhe zvogëlimin e vijave të holla për shkak të dehidrimit. Përmban gjithashtu antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e rrudhave të reja.
Aloe vera si maskë
Në lëkurë të pastër, bëni masazh me ekstrakt aloe vera. Lëreni atë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë. Përsëriteni 2-3 herë në javë. Ky përbërës bimor që është i pasur me vitamina forcon dhe e bën lëkurën më të qëndrueshme dhe të hidratuar, duke zvogëluar vijat e imëta.
Ujë dhe perime
Asnjë metodë kozmetike nuk zëvendëson vlerën e ushqyerjes së mirë. Hidratimi adekuat i trupit dhe vitamina C që rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës janë A dhe O për të parandaluar dhe zbutur vijat e holla që më vonë vendosen përgjithmonë në fytyrën tonë si rrudha.
(Kosova Sot Online)