Humbja e peshës është e vështirë, në të shumtën e rasteve.
Por humbja e peshës dhe mosrifitimi i kilogramëve të hequr më pas është akoma dhe më e vështirë.
Por sado e vështirë të jetë, në një mënyrë ose një tjetër duhet të bini në peshë.
Sipas shkencës, disa nga ‘këshillat’ e paraqitura më poshtë do t’ju ndihmojnë t’i humbni lehtë kilogramët e tepërt dhe ta mbani peshën e arritur.
Mbaroni mëngjesin me diçka të ëmbël
Përfundoni ushqimin tuaj në mëngjes me një ëmbëlsirë.
Në një studim të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Tel Avivit, një grup personash konsumoi një mëngjes me 304-kalori me 10 gram karbohidrate, ndërsa grupi tjetër hëngri një mëngjes me 600-kalori me 60 gram karbohidrate, i cili përfshinte një ëmbëlsirë të vogël, të tillë si çokollata donut, një kek, ose tortë.
Çka u vu re ishte se personat që e mbyllën vaktin e mëngjesit me një ëmbëlsirë humbën më shumë kilogramë, krahasuar me të tjerët.
Pini kafe të zezë
Një kafe në mëngjes jo vetëm ju zgjon! Duke pasur një filxhan kafe mund gjithashtu të rregulloni metabolizmin tuaj me 12% për 3 orë, sipas një studimi të publikuar në American Journal of Nutrition Clinical.
‘Mbushuni’ me peshq
Acidet yndyrore omega-3 në salmon, ton dhe peshq të tjerë mund të ndihmojnë në rritjen e fuqisë së djegies së yndyrës në trup.
Kështu do stabilizoni sheqerin në gjak dhe reduktoni inflamacionin. Mbi të gjitha, do hiqni disa kilogramë nga trupi juaj.
Konsumoni proteina dhe fruta
Molla, banania dhe luleshtrydhja janë të mira për shëndetin në tërësi. Por për të arritur rezultate më të mira, mund t’i konsumojni së bashku me proteina.
Një mollë dhe filxhan qumështi i skremuar është një opsion i lehtë që siguron 10 gram proteina dhe 5 gram fibra për 200 kalori.
Ndiqini që tani këto këshilla dhe rezultati do jetë lehtësisht i dukshëm.Burimi: Health.com/Mesazhi/