Dhimbja e fytit zakonisht është shenja e parë e një ftohjeje ose gjendjeje virale.
Megjithatë mund të ketë edhe shkaqe të tjera si ajri i thatë, reaksionet alergjike, deri tek ekspozimi ndaj irrituesve apo ndotësve.
Pavarësisht shkakut, një filxhan çaj mund t’ju ndihmojë të ndiheni shumë mirë në rastin e një dhimbjeje fyti. Më poshtë do të gjeni disa nga çajrat bimorë që mund t’i përgatisni në një rast të tillë:
Çaji i ngrohtë
Pirja e diçkaje të nxehtë mund t’i përkeqësojë gjërat, prandaj çaji duhet të jetë i ngrohtë. Qëllimi është ta qetësoni fytin tuaj të inflamuar ose irrituar, jo ta përkeqësoni atë.
Mos ngurroni të pini një çaj të ftohtë me akull. Në rastet që ndieni dhimbje edhe kur gëlltiteni, konsumoni një çaj bimor të ftohtë me akull për të lehtësuar atë.
Shtoni mjaltë në të
Sheqeri i bardhë nuk do të ishte një ide e mirë për një fyt me dhimbje dhe të inflamuar, prandaj shtoni mjaltë në filxhanin tuaj të çajit. Ka efekte tepër pozitive.
Mund të bëni dhe gargarë me të. Nëse nuk ju pëlqen të pini një çaj bimor, lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës dhe më pas bëni gargarë me të 2 deri në 3 hrë në ditë për t’u ndier më të lehtësuar. Tani le të shohim se cilët janë çajrat që ju ndihmojnë më shumë:
Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban antioksidantë me shumicë që ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes së fytit, duke ju ndihmuar ta merrni veten shpejt nga një infeksion, alergji ose acarim.
Çaji i xhinxherit
Përveç të vjellave dhe problemet me tretjen, çaji i xhinxherit gjithashtu zbut dhimbjen e fytit. Kjo për shkak se ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore të cilat gjithashtu zvogëlojnë dhimbjen. Një lugë çaji lëng limoni i freskët i shtuar në filxhan, do t’u vinte akoma më tepër në ndihmë vetive të shkëlqyera të xhinxherit
Çaj me shafran Indie
E thënë thjesht, shafrani i Indisë është një kushëri i xhinxherit, por me një ngjyrë portokalli të theksuar. Kështu që mund ta merrni sa herë që vuani nga një dhimbje fyti.
Ashtu si çaji i xhinxherit, arsyeja pse çaji i shafranit të Indisë mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjeve të fytit është fakti që lufton shumë mirë inflamacionin. Përveç lëngut të limonit, mund t’i shtoni edhe një lugë mjaltë organik për shije më të mirë.
Çaj kamomili
Çaji i kamomilit është i mrekullueshëm për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen, por edhe ata që vuajnë nga pagjumësia dhe çrregullimet e ankthit. Por është një ide shumë e mirë të pini një filxhan çaji kamomil sa herë keni dhimbje fyti, gjithashtu. Qetëson kollën dhe momenti më i mirë për ta pirë është mbrëmja.