Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqia do të asistoj në çlirime të reja në Siri

Turqia do të asistoj në çlirime të reja në Siri

“Pa operacione tokësore nuk mund të mposhtësh këtë organizatë të përgjakshme terroriste”, deklaroi Çavuşoğlu gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Turqia ka dërguar forcat e saj speciale për të asistuar në tokë Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS). Shteti yne dëshiron të formon zonën e lire 98 kilometërshe rreth qytetit Manbij përgjatë kufirit turko-sirian pa prani të DAESH-it tha Çavuşoğlu.

Ai tha më tej se qyteti al-Bab, një bastion i DAESH-it 40 kilometra nga kufiri me Turqinë dhe qyteti Rakka, kryeqyteti i vetshpallur i DAESH-it do të jenë caqet e ardhshme të cilat do të rimerren nga DAESH-i.

Së fundmi Turqia njoftoi koalicionin se do të përkrahë forcat tokësore për të marrë kontrollin mbi qytetin Rakka.

Çavuşoğlu vuri në dukje rëndësinë e rimarrjes së Rakkës nga DAESH-i duke thënë se “në qoftë se grupi terrorist pastrohet nga ato zona që korrespondojnë me rreth 5.000 kilometra katrorë, rajoni mund të shndërrohet në një zonë sigurie për refugjatët sirianë.

Ai tha se liderët evropian kanë përkrahur këtë ide por se amerikanët akoma hamenden.

I pyetur nga gazetarja se çka është duke e ndaluar Turqinë për të mposhtur grupin militant pasi për vetëm disa orë mposhti lehtë DAESH-in në Jarabulus Çavuşoğlu tha: Pas operacionit në Jarabulus u fitua vetëbesimi se DAESH-i mund të mposhtet lehtë, pra nuk është edhe aq vështirë”, por ne jemi 65 vende në koalicionin kundër DAESH-it, disa shtete nuk kanë dashur të dërgojnë forcat e tyre për të ndihmuar luftën kundër DAESH-it mirëpo në të njëjtën kohë kanë kërkuar nga Turqia të shkojë e vetme. Ateher përse Turqia e vetme? Ky është një armik i përbashkët. Bashkërisht duhet ta mposhtim”, tha mes tjerash Çavuşoğlu një interviste për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Exit mobile version