Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 35 pa’lestinezë të tjerë vr’iten nga su’lmet iz’raelite në Ga’za, totali që...

35 pa’lestinezë të tjerë vr’iten nga su’lmet iz’raelite në Ga’za, totali që nga 7 tetori i vitit 2023 tejkalon 44.200

Të paktën 35 palestinezë të tjerë janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori i vitit të kaluar mbi 44.210, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se gjithashtu rreth 104.570 palestinezë janë plagosur nga sulmet izraelite që atëherë.

“Forcat izraelite vranë 35 persona dhe plagosën 94 të tjerë në katër masakra të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria palestineze.

Ushtria izraelite vazhdon luftën gjenocidale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit vitin e kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Njohja ndërkombëtare e gjenocidit në Gaza është rritur tashmë në vitin e dytë të luftës vdekjeprurëse izraelite, pasi organizata dhe liderë të shumtë i kanë etiketuar ngjarjet si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar një popullsi.

Të enjten, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën brutale ndaj Gazës.

Exit mobile version