Ballina Lajmet 320 persona helmohen nga uji i pijshëm në Krujë

320 persona helmohen nga uji i pijshëm në Krujë

320 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm në Krujë.

Nga mbrëmja e kaluar dhe deri më tani kanë kërkuar asistencë mjekësore pranë spitalit për mjekim 150 persona, ndërsa nga dita e diel dhe deri mbrëmjen e djeshme, 173 qytetarë janë paraqitur në spital. Në total numri i të prekurve nga ky helmim, ende pa shkak, ka shkuar në 320.

Pacientët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ata pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma. Ndërkohë ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura. Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut të ngjarjes, raporton lapsi.al

Exit mobile version