Ata janë të dhunshëm, të pamëshirshëm, kanë shkaktuar me veprimet e tyre shumë fatkeqësi, por nuk mund t‘u heqësh presjen kur bëhet fjalë për sensin e tyre të të bërit biznes. Një gjë është e sigurt, që bosët mafiozë dinë se si të përfitojnë nga veprimet e tyre. Sigurisht që praktikat e tyre, në më të shumtën e rasteve janë të paligjshme, por mafiozët nuk janë konservatore.
Arsyeja e ekzistencës së saj është një dhe e vetme: fitimi.
Si çdo biznes në fund të fundit edhe mafia është pragmatiste dhe në ndryshim të vazhdueshëm për të eksploruar dhe bërë të vetat mundësitë e reja që ofron tregu. Metodat e përdorura nga biznesmenë të mëdhenj e të fuqishëm për të arritur fitime sa më të larta, kanë qenë përdorur prej mafies për një kohë të gjatë.
Ata kanë ecur vetë në jetë dhe disa nga thëniet e tyre mund të na shërbejnë si këshilla në jetë. Tirana Observer ka përzgjedhur 31 prej tyre:
1– Njerëzit e mëdhenj nuk lindin të mëdhenj, bëhen të mëdhenj.
2- Mbaji miqtë pranë… por armiqtë edhe më afër.
3– Një njeri pa armiq është një njeri pa cilësi. Edhe Pejgamberi a.s. kishte armiq.
4– Bota i përket njeriut të duruar.
5- Të gjitha problemet zgjidhen vetë; jepu pak kohë
6- Problemet ekstreme shpesh kërkojnë zgjidhje ekstreme
7- Miqtë nuk janë aq të rëndësishëm sa familja. Mos e ngatërro besnikërinë e miqësisë me lidhjen e gjakut.
8- Problemi me miqtë është sinqeriteti i tyre. Ata do t’iu tradhtojnë nëse ti do ti lësh dhe pastaj do të thonë në fytyrë: “Është thjesht biznes, mos e merr personale”.
9- Një burrë që nuk shpenzon kohë me familjen e tij, nuk është burrë
10 -Edhe një mi mban tre shtigje gati
11- Zoti do të mbrojë, por ti ruaju vetë derisa Zoti ta bëjë.
13- Mbrojtja më e mirë ndaj të pabesëve është tradhtia
14 -Një mijë armiq nuk janë mjaft, një armik i vetëm është. Nuk ka asnjëherë armik “të padëmshëm””
15- Nëse jeni duke kalëruar në një kalë të freskët dhe të shpejtë, mos ndalo, vrapo. Vrapo derisa të zgjasë.
16- Shqiponjat nuk gjuajnë miza.
17 -Në një stuhi lutju Zoti për ndihmë, por ndërkohë kërko edhe për bregun.
18- Ilaçi i mirë është gjithnjë i hidhur.
19- Ai që paguan mirë do të shërbehet mirë.
20- Zhurma e madhe dëgjohet mirë vetëm në largësi.
21- Paratë nuk shkojnë kurrë në burg.
22- Ju mund të bëheni të pasur pa e ditur se si të bëheni i pushtetshëm, por ju nuk mund të bëheni kurrë i pushtetshëm pa para.
23- Hapi i parë për të verbuar dikë, është ta bësh që të hapë sytë.
24- Kur bën një kompromis, ke humbur. Kur dukesh sikur po kërkon kompromis jep një hap afër fitores.
25 –Fati është në anën e të fortit
26- Që paqja të mbretërojë duhet të jesh gjithnjë gati për luftë.
27 –Është më mirë që armiqtë e tu të mbivlerësojnë marrëzitë e tua sesa zgjuarsinë tende.
28 –Pas një fitoreje mprehe thikën tënde.
20- Nuk ka diçka të tillë si para e mirë apo para e pistë. Janë thjesht para.
21- Gjyqtarët, avokatët dhe politikanët kanë licencë për të vjedhur.
22- Nëse ke vullnet, gjithnjë do të kesh një rrugëdalje.
23- Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim.
24- Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë.
25- Femrave dhe fëmijëve u lejohet të jenë të pakujdesshëm, por jo burrave.
26- Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme.
27- Pushteti korrupton ata që nuk e kanë atë.
28- Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes tënde…Kurrë!
29- Ka një kohë për të luftuar, dhe një kohë për të qenë të zgjuar.
30- Gënjeshtrat janë të domosdoshme, kur e vërteta është shumë e vështirë të besohet.
31- Kur i afrohesh shumë diellit, ëndrrat e tua mund të shkrijnë./Mesazhi/