300 kg kokainë gjenden në dërgesën e bananeve në Greqi

Autoritetet në Greqi kanë thënë se katër shtetas britanikë janë arrestuar mbi akuza për kontrabandë droge pasi rreth 300 kilogramë kokainë u gjetën të fshehura në një ngarkesë bananesh nga Amerika e Jugut, raportoi të premten AP.

Të dyshuarit u arrestuan në një shtëpi pranë qytetit grek të Selanikut dhe u identifikuan vetëm si banorë të Londrës dhe Liverpoolit, tha policia, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Një britanik tjetër, që besohet se doli jashtë vendit, po ashtu kërkohet për t’u marrë në pyetje, tha policia.

Arrestimet pasuan një operacion ndërkombëtar të zbatimit të ligjit që përfshinte gjithashtu autoritetet doganore italiane dhe Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës, thanë zyrtarët grekë, duke shtuar se droga e sekuestruar ishte e destinuar për në vende të tjera evropiane dhe Australi. /koha