“Në 30 vite pavarësi të shohim se çfarë mendojnë qytetarët. A po shkon Maqedonia e Veriut në drejtimin e duhur? Cilat janë vendimet, të cilat ndoshta nuk u kanë pëlqyer shumë, të marra nga Qeveritë paraprake? Çfarë do të mund të ndryshohej? Çfarë po funksionon dhe çfarë nuk po funksionon siç duhet, sipas mendimit të tyre, në vendin tonë?
“Sa na përket neve si shqiptarë, më duket se ne ende jemi të varur. Për ne pavarësia nuk është e plotë. Në çdo institucion, çdokund ne varemi nga numrat, varet nga përqindja. Nëse e krahasojmë me Shqipërinë, ne jemi shumë mbrapa. Këto 30 vjet kemi ngec, shumë kemi ngec. Shumë më tepër ka përparuar Kosova brenda 10 vitesh, se sa në për 30 vjet. Investimi më i madh sipas meje, duhet të bëhet në arsim. Aty është gjeneza e çdo fitimi të shtetit. Në këtë moment arsimi tek ne është shumë i prapambetur, shumë i lënë pas dore. Ata që e bartin zhvillimin e një shteti, janë shumë pak të stimuluar. Kohët e fundit në arsimin shqip kemi shumë mungesë të kuadrove”.
“Kanë gabime. Gabimi vështirë përmirësohet. Unë mendoj se do vijë koha që të orientohemi në drejtimin e duhur. Kemi shumë korrupsion dhe sistemin e drejtësisë nuk e kemi në rregull. Drejtësia nuk funksionon siç duhet dhe pa drejtësi nuk ka shtet”.
“Kanë mundur shumë më mirë të bëjnë. Drejtësia hiç, askund s’është. Shqiptarët i mbyllin”.
“Shteti përpiqet të ecë përpara, megjithatë me hapa shumë të ngadaltë. Nëse shohim pas asnjëherë s’ kemi pasur shtet, kush të dojë le të thotë çfarë të dojë. Aleksandri i madh apo Car Samoili, krejt është në rregull ajo, por shtet s’ kemi pasur. Isha në Shqipëri pas rënies së Enver Hoxhës, më pas shkova përsëri pas 10 vjetësh, ajo që kanë bërë në Shqipëri është për t’u habitur, ne kemi mbetur në vend”.
“Mund të bënin edhe më mirë, vetëm se nuk dakordohet me njëri-tjetrin”.
“Partitë tek ne nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, zihen, kritikojnë njëri-tjetrin. Turp është kur i dëgjon në Kuvend. Duhet të mendojnë për shtetin, nuk kemi politikanë të denjë. Duhet të mendojnë për shtetin dhe jo të shohin të vijnë vetëm sa për të paguar ca banesa dhe të largohen. Të rinjtë ikin, se kush të punon për 200 euro. Edhe për 500 euro, cili mjek do punojë”.
“Kanë mundur më mirë të bëjnë. Si po e çojnë tani, po shkon shumë më keq”. /alsat