Ecja për më pak se 30 minuta në ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, dhe rrjedhimisht e redukton rrezikun për vdekje të parakohshme.
Këtë e ka konstatuar një studim i përmasave të mëdha, që ka zbuluar se edhe ushtrimet modeste në baza të rregullta ditore e reduktojnë dukshëm rrezikun për vdekje të parakohshme deri në 20 për qind.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja e rregullt – edhe kur nuk i përmbushni nivelet minimale të rekomanduara nga ekspertët – prapëseprapë ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve vdekjeprurëse krahas atyre të cilët janë krejtësisht joaktivë.
Sipas zbulimeve të publikuara në internet nga ‘American Journal of Preventive Medicine’, ecja për vetëm dy orë e gjysmë në javë ndërlidhet me një reduktim prej 20 për qind të rrezikut të vdekjes së parakohshme.
Ekspertët e vlerësojnë ecjen si ushtrim të përsosur, sepse ecja është e thjeshtë, e lehtë, falas dhe nuk kërkon ndonjë pajisje të veçantë./Mesazhi/