30 mijë aplikime për 10 përqindëshin brenda dy orësh

Pas hapjes së aplikacionit t për 10 për qind në Trust, vetëm brenda dy orëve të para kanë aplikuar 30,000 mijë kontribuues. Aplikimi është duke vazhduar.

“30.000 aplikime kemi pranuar deri më tani. Aplikimi është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Sipas Trustit, për shkak të cenimit të sigurisë në www.trusti10.org, aplikimi vazhdon në: https://bentenapp.azurewebsites.net/

Tërheqja e 10 për qind të kursimeve pensionale ka ardhur pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike të premten e kaluar.