Të paktën 30 fëmijë kanë vdekur brenda 48 orëve në një spital në lindje të Indisë.
Vdekja e tyre erdhi pasi një kompani që furnizonte oksigjen ndërpreu furnizimin pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën.
Furnizimet u rikthyen menjëherë pasi autoritetet spitalore alarmuan për rastin, por kjo mosmarrëveshje u kushtoi jetën plot 30 qenieve të pambrojtura. /MESAZHI/