Ballina Lajmet Kosovë 30 ditë paraburgim për personin që mbyti foshnjën e tij

30 ditë paraburgim për personin që mbyti foshnjën e tij

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

I pandehuri Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në komunën e Vitisë është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posalindur.Për këtë ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Exit mobile version