Ballina Lajmet Kosovë 30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan

30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan

Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Rajko Krivokapiç, Marinko Jovanoviç dhe Dragutin Lalatoviç, kjo në bazë të kërkeses së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë, respektivisht Prokurori i shtetit Dorjan Juniku.

Sipas ‘RADIO 1’, Gjykata në fjalë, ka aprovuar kërkesën e prokurorit pejan Juniku, kundër të pandehurve Rajko Krivokapiç, Marinko Jovanoviç dhe Dragutin Lalatoviç me dyshimin e arsyeshëm se të njejtit kishin për të kryer veprën penale “Nxitja e perçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141 te KPRK-se, meqenëse te njejtit me datë 24.11.2024 kishin ardhur nga Mali i Zi konkretisht nga Nikshiçi në një liturgji në Manastirin e Deçanit ku në veturën e tyre, në kornizen e targave kishin vendosur mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Të njejtit janë transferuar në paraburgim prej 30 ditësh.

‘RADIO 1’ merr vesh se dy nga të pandehurit janë ushtarë të ushtrisë malazeze.

Exit mobile version