Në qoftë se depilimi me dyll, pe, makinë depiluese apo trajtimi me lazer ju duken të papërshtatshme për llojin tuaj të lëkurës, janë të dhimbshme ose të papërballueshme për xhepin, depilimi me brisk është zgjidhja më e mirë.
Por, gjithçka do të shkonte shumë mirë nëse lëkura juaj nuk do të inflamohej dhe nuk do t’ju shfaqen disa puçrra të vogla të kuqe që dhembin dhe doni t’i kruani vazhdimisht. Kushdo që “vuan” nga këto puçrra e njeh shumë mirë ndjesinë e sikletit ditën fill pas depilimit. Living ju njeh me tre metoda natyrale që ju ndihmojnë të hidratoni lëkurën e acaruar:
1.Vaj i pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit ka veti antibakteriale, antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë skuqjen e lëkurës pas depilimit me brisk. Këshillohet të mos e vendosni direkt në lëkurë, por ta bashkoni fillimisht me pak ujë dhe më pas të lyeni zonën e irrituar.
2.Vaj i arrës së kokosit: Vaji i arrës së kokosit është një ndër aleatët më të mirë të shëndetit dhe të përkujdesjes së lëkurës. Ai është i pasur me acide yndyrore Omega-3, antioksidantë dhe vitaminë E. Të gjithë këta përbërës hidratojnë lëkurën e acaruar dhe njëtrajtësojnë pigmentin e saj.
3.Aspirinë: Një ndër trajtimet më efektive të puçrrave të vogla të kuqe që krijohen pas depilimi është aspirina. Aspirina ka veti anti-inflamatore që qetësojnë të skuqurat dhe kruarjet, ndërkohë acidi salicilik heq lëkurën e vdekur dhe bllokon folikulat polifere. Shtypni 2 kokrra aspirina në një lugë çaji më ujë të ngrohtë dhe vendosni kremin e krijuar në zonën ku keni më shumë probleme. Nga Living/Burimi ”Remedy daily”