Ballina Femrat&Bukuria 3 trajtime bukurie me uthull molle që do të ndryshojnë totalisht trupin...

3 trajtime bukurie me uthull molle që do të ndryshojnë totalisht trupin dhe fytyrën tuaj

Uthulla e mollës njihet si lëngu magjik ishëndetit të mirë dhe mirëqenies. Nëse mendoni se uthulla e mollës e ka vendin në kuzhinë, diku pranë kripës e vajit të ullirit, jeni duke bërë gabim.

E pasur me kalcium, magnez, potasium, fluor, fosfor, vitamina A-B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është pa diskutim një depo vlerash ushqyese që duhet të përdorni herë pas here në ritualin e përkujdesjes së fytyrës dhe trupit.

Sot do ju prezantojmë me 3 rituale bukurie me uthull molle që do të transformojnë plotësisht trupin dhe fytyrën tuaj:

  1. Trajtoni këmbët me uthull molle: Shtoni në një enë disa lugë gjelle uthull molle sipas dëshirës dhe zhysni këmbët për disa minuta. Ja cilat janë tre përfitimet e këtij veprimi:

a.Lufton mykun e këmbës dhe thonjtë e zverdhur.

b.Eleminon lythat e këmbës.

  1. Qetëson kruajtjet e këmbëve dhe neutralizon erën e keqe të tyre: Kruajtjet në këmbë shkaktohen si pasojë e çrregullimit të pH-it të lëkurës së saj ose si pasojë e rritjes së baktereve në këtë pjesë të trupit. Ndiqni praktikën e mësipërme dhe do të shpëtoni nga ky problem, praktikë shumë efektive edhe për të eleminuar erën e keqe të këmbëve krijuar si pasojë e përdorimit të këpucëve jo komode, materialeve të papërshtatshme dhe djersitjes së tepërt.
  2. Lani flokët me uthulle molle

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg. Ky është një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj. Duhet thjesht t’i lani dy herë në javë me uthull molle. Ky produkt është një aleati më i shëndetshëm i kujdesit për flokët. Njihuni me disa nga përftimet e saj:

a.Balancon nivelin e pH-it të flokëve dhe skalpit të kokës

b.Lufton zbokthin: Uthulla e mollës ka veti të forta antibakteriale dhe antimykotike. Lufton bakteret që shkaktojnë zbokth, kruajtje dhe thatësi të skalpit të kokës.

c.Hidraton flokët: Uthulla e mollës është hidratuesi më i mirë natyral që mund të përdorni për flokë tuaj. Mjafton një aplikim i thjeshtë dhe flokët tuaj do të jenë më të butë e do të krihen më lehtë.

  1. Lani fytyrën me uthull molle: Larja e fytyrës me uthull molle është një ndër trajtimet e bukurisë më të lashta që ekziston dhe ndër më të mirët në llojin e tij. Uthulla e mollës është shumë e pasur me përbërës alfa-hidratues që pastrojnë lëkurën nga qelizat e vdekura dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të saj. Mbron gjithashtu fytyrën tuaj nga veprimi i agjentëve të jashtëm që janë ndryshimet klimaterike, ekspozimi i tepërt në diell, produktet e bukurisë me përmbajtje kimike dhe mbi të gjitha rregullon vlerat normale të pH-së së lëkurës.

Ju nevojiten dy lugë gjelle uthull molle organike dhe një tampon pambuku. Njomni tamponin me uthull molle dhe kalojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës. Lëreni të veprojë gjithë natën dhe të nesërmen lajeni siç bëni zakonisht. Do të vini re ndryshimet e para brenda një jave. Ky trajtim lufton aknet, heq pikat e zeza dhe njollat kafe, çhelmon lëkurën nga toksinat, rregullon pH-in e saj dhe redukton rrudhat dhe poret e hapura.

Exit mobile version