Ballina Jeta Shëndetësi Cilat ushqime dhe pije duhet shmangur në iftar dhe syfyr?

Cilat ushqime dhe pije duhet shmangur në iftar dhe syfyr?

 

Gjithnjë e më shumë, njerëzit duan të bëhen më të vetëdijshëm, në lidhje me zgjedhjet e tyre ushqimore, të shëndetshme.

Para së gjithash, preferohet të shmanget konsumi i shumë karbohidrateve, ushqimet e tepërta me sheqer dhe gjithashtu ushqimet djegëse-serta. Është më mirë të qëndroni po ashtu larg nga pijet  me kafeinë, si koks, kafe ose çaj. Konsumi i tyre duhet të reduktohet gradualisht, një ndërprerje e papritur mund të shkaktojë dhimbje koke, ndryshime në humor dhe nervozizëm. Gjatë Ramazanit është rast i mirë të reduktohet duhani, apo edhe të lihet tërësisht, ngase për dëmin e tij “dinë edhe elefantët”, ai përmban së paku 4000 substanca toksike, sa për  kuriozitet thuhet se, po t’i  jepet një gotë e distiluar-lëngë nikotine një elefanti, nuk e zen as akshami, pra mund të kapitullon. Gjithashtu preferohet të shmangen ushqimet e kripësuara si patate të skuqura ose arrat, çipsat siç është zakon të konsumohen me qaj pas iftarit, janë ushqim iritues, ato nuk preferohen të konsumohen as nga fëmijët, përgatitja e tyre bëhet me vaj i cili ri-djeg tepërt acidet yndyrore?!. Vini re, po ashtu Iftari preferohet  të konsumohet menjëherë, kështu që koha më vonë mund të jetë në disponim, për meditim, lutje apo pushim.

Gjithashtu, preferohet që të kursehet koha gjatë këtij Muaji, sigurisht të vlefshëm, të mos kalohet duke përgatitur gjatë gjithë ditës ushqim dhe pije,   ushqimet e thjeshta dhe ato që lehtë servohen, kështu që do të mbetet kohë për t’u angazhuar në adhurim  dhe lutje, gjatë ditës  dhe pas-Iftarit.

Mos të harrohet se vepra në Islam është më relevante se dëshirat dhe apetitet, nëse arrihet të ushqehet një person apo familje, sidomos kur ka nevojë dhe vështirësi të ndryshme (e të tilla dihet se ka me shumicë) është shumëfishim i sevapeve dhe vlerës së agjërimit. Sa madhështore do të ishte sikur Institucionet Shtetërore kompetente, apo iniciaiativat qeveritare apo jo-qeveritare të marrin vendim: NUK KA ME MBET AS NJE FAMILJE APO INDIVID I URITUR, SE PAKU PER KETE MUAJ TE MESHIRES?!

Po jo, se kanë punë tjera, dhe agjenda të varfërimit edhe më tepër, janë bërë zgjedhjet politike sikur me itinerar Ramazani në vendin tonë. Pushtetarët të pangopur sikur i eturi kur pinë ujë me krip. Qytetaret në dietë-sanksione, me lak në fyt. Ndërsa iniciativat tjera të shoqërisë, që merren me aktivitete vullnetare dhe bamirëse nuk ndihmohen sa duhet, e qe besa edhe nuk lihen të ndihmojnë shoqërinë”?!. Sa për iniciativat e deritashme “serioze” politike, mos të flasim, se “ jemi agjërueshëm”, le që s’kanë lënë imazh të drejtë politik po as imazh në emër te të cilit thirren?! Megjithatë shpresojmë, të ngopen edhe ata, dhe të fillojnë si të bashkuar në këtë proces, ngase dihet se iniciativa-individi i vetëm të dytin e ka djallin?! Kërkojmë ndjesë, që dietës së këtij muaji i shtuam pakës kripë politike. Mos të harrojmë se nuk e kryejmë obligimin nëse nuk jemi edhe pjesë e preokupimit aktiv. Vetëm nijeti nuk i kryen veprat!

 Dieta ideale për Iftar: është e rëndësishme të përfshihen ushqimet nga këto kategori:

Mishi / Fasule: Një burim i mirë i proteinave, mineraleve dhe vitaminave të caktuara. Fasulet janë një burim i mirë i fibrave dietale.

Buka / Drithërat: Një burim i mirë energjie, kjo gjithashtu siguron disa proteina, minerale dhe fibra diete.

Produktet e  qumështit: Proteina dhe kalciumi janë thelbësore për mirëmbajtjen e indeve të trupit dhe disa funksioneve relevante fiziologjike.

Perimet: Ofrojnë fibra dietetike, si dhe vitamina A, karotine, likopina dhe antioksidantë. Të dobishme në parandalimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe shumë problemeve  shëndetësore.

-Frutat: Kjo duhet të jetë pjesa  e fundit e shujtës pas Iftarit,  ose preferohet ngrënja së shpejti pas darkës, për të lehtësuar tretjen dhe për të parandaluar problemet gastrointestinale.

Siç e dimë, ushqimet me fibra ndihmojnë në reduktimin e aciditetit gastrik dhe acideve biliare të tepërta. Preferohet të shtohen frutat në planet dietike gjatë Syfyrit, për të siguruar një burim të mirë të fibrave.

Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!

Përgatiti: Rrahman FERIZI

Exit mobile version