Tre palestinezë u vranë mbrëmë në Jeruzalemin e pushtuar Lindor, sipas policisë izraelite.
Në një deklaratë, policia tha se tre palestinezët ishin të armatosur me thika dhe armë gjysmë automatike, dhe u qëlluan për vdekje pasi sulmuan një oficere policie pranë qytetit të vjetër të Jeruzalemit.
“Një oficere policie u plagos rëndë, ndërsa katër sulmues të tjerë u plagosën në sulme”, thuhej në deklaratë.
Sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, dy palestinezë hapën zjarr ndaj një grupi të policisë kufitare të stacionuar në Rrugën Sulltan Sulejman të Jeruzalemit Lindor, ndërsa i treti prej tyre therri oficeren pranë portës së Damaskut në Qytetin e Vjetër.
Ministria e Shëndetësisë palestineze, nga ana e saj konfirmoi se Baraa Saleh, 18 vjeç, Adel Ankoush, 18 vjeç dhe Amer Badwi, 31 vjeç – të gjithë nga Bregu Perëndimor, u qëlluan dhe u vranë nga policia në Jerusalem.
Që nga tetori i vitit 2015, më shumë se 285 palestinezë janë vrarë nga policia izraelite gjatë ose menjëherë pas sulmeve të dyshuara ndaj izraelitëve apo në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë, sipas shifrave palestineze.
Ndërkohë, autoritetet izraelite thonë se gati 50 izraelitë janë vrarë në sulmet e kryera nga palestinezët gjatë po të njëjtës periudhë. /MESAZHI/