3 mijë e 59 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë me COVID-19 që nga 13 marsi deri tani janë prekur 13 mijë e 910 persona, prej tyre 10,300 janë shëruar ndërsa aktive janë 3,059 raste.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thuhet se kanë ndërruar jetë 551 persona.

Në raportin e IKSHPK-së, për 24 orë janë shënuar 119 raste të reja, ndërsa u raportua për 3 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.