3 linja ajrore të tjera evropiane anulojnë fluturimet drejt Iz’raelit mes tensioneve rajonale

Tre linja ajrore të mëdha evropiane kanë anuluar fluturimet e tyre drejt dhe nga Izraeli për shkak të tensionit rajonal në rritje, thanë mediat izraelite të dielën, transmeton Anadolu Agency.

Linja ajrore italiane ITA Airways tha se të gjitha fluturimet për dhe nga Izraeli do të ndalen deri më 12 janar, tha gazeta Israel Hayom.

ITA Airways është e vetmja linjë ajrore italiane që operon rregullisht në Izrael.

Transportuesi francez Air France gjithashtu zgjati pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Izraelit deri më 26 dhjetor.

Air France kishte anuluar më parë fluturimet e saj në baza javore, por tani ajo ka lëshuar një pezullim që zgjat gati 45 ditë.