Bitcoin u rrit me 8.2 përqind përgjatë 7 ditëve të fundit nga 59,886 dollarë në 64,816 dollarë por niveli i rezistencës prej 64,500 po duket më sfidues sesa ishe menduar.
Të dhënat e dobëta makroekonomike kanë kontribuar tek rënia e interesit mes investitorëve por faktorë të tjerë gjithashtu kanë kontribuar në korrigjimin e çmimit të Bitcoin më 25 Shtator.
Frika e një recensioni
Sipas Yahoo Finance çmimi i shitjeve të shtëpive të reja në SHBA ka rënë me 4.6 përqind nga viti në vit në Gusht pas rritjeve të larta që prej fillimit të 2022.
Çmimet e shtëpive tashmë kanë rënë për muajin e 7-të me radhë, periudha më e gjatë e rënies që prej 2009. Afro 476 mijë shtëpia janë në shitje.
Një tjetër shqetësim përbën Kina ku banka qendrore Kineze njoftoi ulje të interesave dhe një kreditim prej 142 miliardë dollarësh për individët dhe bizneset. Analistët thonë se kjo nuk mjafton për të ndaluar përkeqësimin e kushteve ekonomike.
Më 24 Shtator pasi tregu Amerikan u mbyll, Berkshire Hathaway, udhëhequr nga Warren Buffet, reduktoi më tutje përqindjen e aksioneve të tij në Bank of America duke shitur 8.9 miliardë dollarë në më pak se tre muaj. Kjo lëvizje ka ndikuar në tregjet financiare S&P 500 që preku një rekord të ri më 25 Shtator. Tregtuesit e Bitcoin frikësohen se një korrigjim potencial në tregun e aksioneve do të kishte impakt negativ në performancën e kriptomonedhës.
Zgjedhjet në SHBA dhe flluska e tregjeve
Krahas shqetësimeve ekonomike, investitorët e Bitcoin po ndjekin me kujdes zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Analistët thonë se demokratët kanë krijuar kushte armiqësore ndaj kriptomonedhave. CEO i firmës analitike të blockchain Nansen thotë se presidenca e Harris do të vijojë me politikat ekzistuese ndaj kriptomonedhave dhe shihet si kandidatja më pak favorizuese e kriptoaseteve.
Disa shpresojnë që kandidati Republikan Donald Trump të fitojë zgjedhjet. Si pjesë e fushatës së tij, Trump ka dalë në mbështetje të minierave të Bitcoin e madje foli në konferencën Bitcoin 2024 në Nashville. Së fundi në një restorant në Nju Jork bleu disa burger në Bitcoin.
Me rezultatin e zgjedhjeve në SHBA ende shumë afër për t’u thirrur, tregtarët e Bitcoin po mbajnë një qëndrim të kujdesshëm pasi çmimi i BTC i afrohet niveleve më të larta që nga Gushti.
Kjo ndjenjë reflektohet në sjelljen e përmbajtur të tregtarëve që përdorin huamarrjen. Sipas futures premium – indikatorit kryesor të derivateve të Bitcoin – ka pasur një mungesë entuziazmi për rritje të mëtejshme të çmimeve në javët e fundit.