Ballina Lajmet 29 viktima dhe mbi 1 mijë e 100 raste të reja me...

29 viktima dhe mbi 1 mijë e 100 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, njofton se në 24 orët e fundit janë kryer  6 458 testime për Coronavirus dhe prej tyre 1166 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa janë regjistruar edhe 29 viktima, 6 viktima nga Tetova, 5 nga Struga, 4 nga Shkupi etj.

Po ashtu edhe 232 persona të tjerë kanë fituar betejën me virusin duke e çuar numrin e të shëruarve nga virusi në 153.148 persona.

Numri i rasteve aktive është mbi 12 mijë.

Exit mobile version