Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 6 458 testime për Coronavirus dhe prej tyre 1166 kanë rezultuar pozitivë.
Ndërsa janë regjistruar edhe 29 viktima, 6 viktima nga Tetova, 5 nga Struga, 4 nga Shkupi etj.
Po ashtu edhe 232 persona të tjerë kanë fituar betejën me virusin duke e çuar numrin e të shëruarve nga virusi në 153.148 persona.
Numri i rasteve aktive është mbi 12 mijë.