Një breshëri sulmesh ajrore, të ndërmarra nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, ka vrarë 29 civilë në qytetin Raqqa të Sirisë.
Sic bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi është kryer në zonat ku gjendet organizata terroriste ISIS.
“Të paktën tetë fëmijë janë në mesin e të vdekurve”, tha shefi i OSDN, Rami Abdel Rahman.
Mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) kanë kryer një ofensivë disa muajshe në Raqqa dhe kanë marrë me sukses gjysmën e qytetit nga duart e ISIS-it.
Të paktën 325 civilë, duke përfshirë 51 fëmijë, kanë vdekur në qytet qëkur SDF depërtoi në Raqqa më pak se dy muaj më parë.
Dhjetra mijëra civilë kanë ikur nga dhuna e muajve të fundit, por Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 50,000 vetë janë të bllokuar brenda qytetit, numër ky që dyshohet të jetë më i lartë. /MESAZHI/