28 nandori për mue

Korab Blakaj

Për mue 28 Nandori gjithmonë asht ndjenj e perzime.E kom zor me shtri në rreshta. Njanën anë jom gzue , se gjyshërit tanë arriten me krijue nji tokë berthame e cila i ruejti nga zhdukja prej hartës dhe jetes njerëzit tonë, përkundër parashikimeve dhe punës djallzore sistematike me shekuj të kontinentit euro- rus . Tu e pa me kit sy jom gëzue, „ kom festue „ .

Me festue don me thanë me u gzue, po gzimi kurr so kanë i plotë, veq nji rilindje e beses individuale që me ja nimue atdheut sadopak çeshtjen.Skom mujt mu gzue fort, se na realisht jemi zvoglue n‚numer e n‘territor edhe si komb në përmasa groteske!

Arnautlluku i 120 mijë kilometrave katror u rudh në 29 mijë kilometra, nga ushtritë kryqtare të Aleancës se Shejt, tu e çnukë copash Serbia e Mali i Zi, Bullgaria e Greqia, i kapun për fyti prej ushtrive angeleze që bllokuen Ulqinin, atyne austriake që leshoheshin poshtë Bosnjës me ato franceze që mbanin Korçën, përligjê me letra e harta në konferenca ambasadorësh e në Kongrese mbretërish gjakatar, dhe arnautët krenarë të shekujve ranë rob të klyshëve euro rus!

Zor kam festue, por nji za mrena gjithmonë mka thirre tu me thanë se 28 ta asht’ koha e preme e këtij kombi, dhe shehidat k’tu e mas ka me i dhanë të bashkuem mas bajrakut Kuq e Zi!

Unë festoj diqysh quditshëm, edhe për inati të euro rusit që nuk mujti me shue fisin e Den Baba Demit ( djemt e Babes njerzimit Ademit alejhi selam) sado zor që i dha, dhe i thom vedit se n‘paralele t‘Adriatikut e në meridiane t‘Korabit asht një DORË HYJNORE që i takazitë gjanat për me mujt me i qinrue historisë breshen e zjem!

Zor e kemi, shumë zor, por Kurani i gjallë neve na ka thanë „besimtart e kufinit“, tu i qujt besimtart e kufinit si besimtart ma të mire.

Mue asht zor mem kuptue, se jom brum i gatuem me dashni per Fe e Atdhe, për Din e Vatan, dhe sado që 28 ta s‚asht festë fetare mue me shkon dita tu u lute përmallshëm me begatue Zoti këtë Vatan, me bashkue nën nji bajrak e në nji shtet! 28 ta ma përtrin besen që me ecë rrugës deshmorëve të atdheut nese asht nevoja, për hatër të këtij bashkimi!

E paçim përjetë Shqipërinë, të lirë, të bashkuar dhe të begatë!

Korab Blakaj