IZOMERIA ETIKE

Kundër reflektimi dhe kriza e personalitetit të elitës së shoqërisë sonë!

Nëse Njeriu nuk ka Besim në Zot, çdo gjë tjetër behet zot i tij ( Psikologu, Junk).
Kjo, sipas kësaj premise është “pragu njerëzor” në të cilin kanë ngelur pjesa dërmuese e elitës politike-udhëheqëse e vendit tonë, tani e gjithë ditën!. Edhe pse (bazuar në raportin e “Gallupit për vitin 2017, Kosova renditet në vendin e tretë për nga përkushtimi fetar”) shtrohet pyetja pse ky stereotipizim i elites së shoqërisë, sigurisht posti dhe pozita e privilegjuar i kanë verbuar, duke harruar gjendjen në të cilin ishin, si dhe misionin të cilin e kanë marr në “qafat” e tyre.

Ka prej elitës aktuale (sidomos asaj politike) që deri dje ishin çoban, duke zbritur nga malet në opinga, sot janë milionerë?!. Fatkeqësisht, nga kjo plejadë e zhvatësve, nuk përjashtohet as pjesa dërmuese e elitës së Ilegalitetit dhe kreatorëve të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).!
Sot, kur i shohim shumicën e protagonistëve të Luftës, të vije turp se në ç’farë gjendje kanë rënë, si zakonisht në xhipa të zi, thuajse nuk janë ata persona që i njihte deri dje shoqëria, ndërsa sot kanë krijuar murale të zeza mes tyre dhe popullit. Ka prej tyre që janë bërë “zinxhin”, përderisa me dhjetëra-qindra Veteran e Invalid të UÇK-së nuk kanë marr trajtimin e duhur as mjekësor dhe as social?!.
Si të ruajmë para gjeneratave që vijnë tablonë e krenarisë sonë kombëtare, pa u bërë horë (me këta horra), kur gati një shekull u deshtë të presim të kemi një elitë politike e ushtarake me të cilën do krenohemi?!
Mirëpo, nga kjo elitë që deri dje udhëhiqi në procese politike dhe çlirimi, pjesa dërmuese e mbetur gjallë sot janë bërë marionetë e krimit dhe uzurpimit, kompromisit me armiqtë shekullor, bile edhe pretendues të bashkim-vëllazërimit ?!.
E dimë që politika ndërkombëtare (në kutin e standardeve të dyfishta) kërkon pajtim, po edhe ne jemi për kompromis, jemi për falje të merituar por jo edhe për të harruar, gjenocidin dhe etnocidin historik!.
Është koha vendimtare nga elita intelektuale, ushtarake dhe politike, të trasohet rruga e Rilindësve të ndritur, të cilët filantropizmin e tyre e kishin ngritur përveç tjerash edhe mbi bedenat: Pa iman nuk ka vatan dhe pa vatan nuk ka iman!
Kjo mund të jetë arsyeja qe historikisht si feniks kemi ruajtur etninë tonë biologjike, shpirtin tolerantë dhe empatinë edhe ndaj pjesës së pandashme të kombit tonë, pjesëtarët e Besimit kristianë, pa harruar se shumica ka bartur dhe bartë si barrën ashtu edhe përgjegjësinë!.
Kombit tonë historikisht më shumë i ka ndihmuar fati se vetëdija, ka ardhur koha të bashkohen të dyja.
Zoti na ndihmoftë në këtë mision!
Rrahman B. FERIZI