Një lehonë , 27 vjeçare nga Kumanova ka ndërruar jetë sot jetë, ndërsa para pak ditësh ishte konfirmuar me koronavirus.
Lehona kishte lindur para 8 ditësh në Shkup, teksa më pas ajo ishte transferuar në Klinikën Infektive, shkruan lajmi.net.
Rastin tragjik e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Me dhimbje të thellë njoftoj se para pak çasteve ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçe nga Kumanova e cila ishte diagnostikuar me Kovid-19. Ajo me 30 mars në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, solli në jetë një foshnjë, mashkull. Lehona u transferua në Klinikën për sëmundje infektive më 31 mars në gjendje të rënduar shëndetësore dhe frymëmarrje të vështirësuar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, përhapja me shpejtësi e sëmundjes ishte fatale për te”, shkroi në profilin e tij në facebook, ministri i shëndetësie, Venko Filipçe.
Ndërkohë nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri njoftoi se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, nën përkujdesje intensive dhe nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor.