Së paku 27 persona kanë humbur jetën në Portugali, ndërsa tre të tjerë në Spanjë gjatë zjarreve, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Drejtorisë portugeze për mbrojtje civile, Patricia Gaspar, njoftoi se 51 persona janë lënduar nga zjarret dhe se disa të tjerë janë zhdukur nga zjarret vdekjeprurëse që këtë vend e përfshinë gjatë katër muajve të fundit.
Verën që lam pas, pothuajse 100 persona kanë humbur jetën nga zjarret më të ashpra që kishte provuar vendi kohët e fundit. /Mesazhi/