Ballina Lajmet 27 persona të vrarë në masakrën e Texasit

27 persona të vrarë në masakrën e Texasit

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur pasi një sulmues ka hapur zjarr në një kishë në Teksas, gjatë lutjeve të së dielës.

Një komisar i Policisë në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se të paktën 27 persona kanë vdekur nga sulmi, ndërsa raportohet edhe për disa të tjerë të plagosur.

Sulmi ndodhi rreth orës 11:30 të kohës lokale, Sulmi ndodhi në kishën Baptiste në Sutherland Springs, në zonën Willson, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Autori i masakrës është vrarë pas sulmit.

Exit mobile version