27 persona të arrestuar për moszbatim të vendimit të qeverisë

Policia e Kosovës ka arrestuar 27 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë, Policia e Kosovës, ka arrestuar 27 persona në tërë vendin.

Sipas njoftimit të policisë, në Prishtinë janë arrestuar 9 persona, Gjilan 5, Prizren dy, në qytetin e Pejës tre persona, në Gjakovë po ashtu janë arrestuar tre persona, në pjesën jugore të Mitrovicës katër persona kurse në veri të Mitrovicës vetëm një person, shkruan lajmi.net.

Është qyteti i Ferizajt i cili për 24 orët e kaluara nuk ka pasur asnjë të arrestuar për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në total numri i rasteve për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, ka qenë 18 ku ka rezultuar me 27 të arrestuar.