269 raste pozitive me COVID-19 të dielën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 269 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 4.492 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i të shëruarve është 25.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht është 1,903.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar gjithsej 109,931 raste pozitive me koronavirus, 2,271 raste të vdekjes ndërkohë që janë shëruar 105,757 persona.