Ballina Lajmet Kosovë 26 të shëruar nga Covid-19 në Vushtrri

26 të shëruar nga Covid-19 në Vushtrri

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë se sot atje janë shëruar 26 persona nga Covid-19, njofton Klan Kosova.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, dje dhe sot nga komuna jonë janë shëruar 26 raste nga Covid 19, kurse në keto dy ditë kanë rezultuar pozitiv 12 raste”

“Më në fund duket se po përmbyset rezultati për të mirë. Vazhdoni të na ndihmoni duke respektuar rekomandimet”, ka shkruar Meholli në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version