Shumë mërgimtarë të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre.
Ata tashmë po kthehen në shtetet ku ata jetojnë.
Si jo rrallëherë edhe kësaj here mërgimtarët duhet të presin në kolona.
Në pikat kufitare në “Merdare” dhe “Dheu i Bardhë” raportohet të ketë kolona.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në pikën kufitare “Medare” është deri në 250 metra dhe pritje nga 20 deri në 30 minuta.
Ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë në 3 deri në 5 minuta.Kolona raportohet të ketë edhe në piken e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë” ku kolonat janë 100 deri në 130 metra të gjata. Ku llogaritje në kohë i bie 15 deri në 20 minuta.