Ballina Lajmet 25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar nga protestat në Shkup

25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar nga protestat në Shkup

25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar është bilanci i protestave para Kuvendit të Maqedonisë.
Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit pas çka forcat e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës.

Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë.

Rruga para Kuvendit është zhbllokuar ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.

Protestat e mbrëmshme para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë eskaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend, raporton Alsat-M.

Exit mobile version