Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 25 të mbijetuar në avionin e rrëzuar në Kazakistan

25 të mbijetuar në avionin e rrëzuar në Kazakistan

Njëzet e pesë persona kanë mbijetuar në avionin e pasagjerëve të kompanisë “Azerbaijan Airlines” (AZAL), i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan, transmeton Anadolu.

Ministria e Emergjencave e Kazakistanit, tha në një deklaratë se në avionin e rrëzuar pasagjerësh ndodheshin 67 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 5 anëtarësh.

Sipas deklaratës, 25 nga 72 personat në avion kanë mbijetuar ndërsa 22 prej tyre janë shtruar në spital.

– Avioni goditi një tufë zogjsh

Mësohet se avioni i AZAL-it, i cili po fluturonte në linjën Baku-Grozny, ka goditur një tufë zogjsh.

Siç raportohet, ai është devijuar në qytetin Makhachkala në rajonin e Dagestanit të Rusisë për shkak të mjegullës përpara se të rrëzohej.

Ministrja e Shëndetësisë e Kazakistanit, Akmaral Alnazarova, në deklaratën e parë tha se gjashtë persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit, por që gjendja e tyre ishte e rëndë.

Exit mobile version