Aktualisht Foxconn është përgjegjës për 75 deri në 80 përqind të kapacitetit prodhues të Indisë për iPhone.
iPhone e prodhuar në Indi do të përbëjnë mes 12 deri në 14 përqind të shitjeve të iPhone në 2023 sipas analistit të mirënjohur të Apple Ming-Chi Kuo.
Ai parashikoi se nga viti i ardhshëm iPhone e prodhuar në Indi do të përbëjnë mes 20 deri në 25 përqind të shitjeve globale. Parashikimet e tij qëndrojnë në një linjë me JPMorgan vitin e kaluar që sugjeronte se Apple mund të zhvendosë 25 përqind të prodhimit të iPhone në Indi deri në 2025.
Aktualisht Foxconn është përgjegjës për 75 deri në 80 përqind të kapacitetit prodhues të Indisë për iPhone.
India gradualisht po shndërrohet në një treg të rëndësishëm për Apple ndërsa kompania ka forcuar marrëdhënien me qeverinë e vendit. Këtë vit kompania hapi dy dyqanet e saj të para zyrtare në vend dhe synon të zgjerojë portofolin e shërbimeve.
Montimi i iPhone në Indi filloi 5 vite më parë ndërsa më shumë Indianë filluan të blejnë produktet e kompanisë. Gjatë periudhës Korrik – Shtator Apple shiti 2.5 milionë iPhone në Indi. /CIO Albanian