Barcelona ka kthyer vëmendjen nga mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli
Drejtuesit e Barcelonës do të shpenzojnë disa nga 222 milionë eurot e fituar nga shitja e Neymarit në PSG.
Qëllimi kryesor i tyre është që të blejnë një anësorë, me Philippe Coutinho, Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Paulo Dybala si opsionet kryesore.
Por, kjo nuk është e gjitha, pasi ata janë në kërkim edhe të një mesfushori, pas dështimit të transferimit të Marco Verrattit.
Sipas Te Express, dëshira e re e trajnerit Ernesto Valverder është mesfushori anglez i Tottenhamit, Dele Alli.
Barcelona po ashtu e dëshiron edhe mesfushorin brazilian, Paulinho.