22 vjet nga masakra e Srebrenices

Sot shënohet 22-vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, dhe ekzekutuan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në ditët që pasuan.

Këto vrasje ishin të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur gjurmët. Ndërsa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende.

Masakra, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka quajtur vrasjet në Srebrenicë si genocid.