Ballina Lajmet 22 viktima dhe 1.342 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e...

22 viktima dhe 1.342 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, 22 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 1.342 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Rastet e reja dalin pas testimit të 3.399 mostrave.

Raste e reja janë regjistruar në: Shkup-479, Kumanovë-52, Dibër-20, Shtip-45, Prilep-84, Tetovë-58, Strugë-52, Veles-59, Manastir-83, Ohër-49, Kavadar-42, Gostivar-63, Gjevgjeli- 33, Strumicë-29, Kriva Pallankë-12, Radovish-12, Krusevë-5, Koçani-33, Probishtip-10, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Pehçevë-2, Berovë-4, Valandovë-4, Vinicë -4, Delçevë-22, Kratovë-7, Shën Nikollë-13, Kërçovë-31, Resnje-13, Negotinë-18.

Nga një viktimë kanë Kumanova, Berova, Krusheva, Strumica, Gostivari, Ohri, Struga. Nga dy viktima kanë Vlelesi dhe Shtipi. Katër viktima regjistron Prilepi, ndërsa në Shkup janë regjistruar shtatë viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 679 pacientë, duke e çuar në 41.656 numrin e pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive në Maqedoninë e Veriut që prej paraqitjes së pandemisë së koronavirusit është 65.231, prej të cilëve 1847 pacientë kanë vdekur.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 21.728. /Alsat-M

Exit mobile version