22 kosovarë dhe 32 shqiptarë bllokohen në aeroportin e Shkupit

32 shqiptarë, shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 22 shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Siç mëson Alsat personat e bllokuar janë kthyer nga Katari, për deri sa Shqipëria dhe Kosova kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë  së virusit korona.