2000 të evakuuar në Dusseldorf pasi zbulohet bomba e LIIB

Më shumë se 2,000 persona janë evakuar nga qyteti gjerman Dusseldorf, pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet gjermane evakuuan zonën e banueshme, në një diametër prej 250 metrash rreth pajisjes. Pas kësaj, ekipet e posaçme filluan punën për ta demoluar bombën prej 250 kilogramësh.

Bomba u gjet gjatë punëve ndërtimore në Derendorf, një lagje industriale afër qendrës së qytetit.

Rreth 4,400 banorë që jetonin në zonat fqinje u detyruan të qëndronin në ambiente të mbyllura derisa bomba u deaktivizua.

Në Gjermani, çdo vit zbulohen bomba nga epoka e Luftës së Dytë Botërore, shpesh gjatë ndërtimit apo renovimit. /MESAZHI/