20 universitete gjermane në mesin e më prestigjiozeve në botë

20 universitete gjermane janë aktualisht në mesin e 200 universiteteve më prestigjioze në botë.

Universiteti Ludwig Maximilian (LMU) në Mynih, udhëheqë si institucioni arsimor më prestigjioz i Gjermanisë, duke u renditur si universiteti i 34-të me reputacion në botë.

Shkolla e Mynihut megjithatë kishte rënë katër vende në krahasim me vitin e kaluar.

Niveli i renditjes përfshinte 1.000 universitete nga gjithsej 77 vende. 44 institucione gjermane të arsimit të lartë hynë në këtë listë këtë vit.

Universitetet amerikane dhe britanike dominuan në krye të listës, si Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Kembrixhit dhe Instituti i Teknologjisë në Kaliforni.