Ballina Lajmet 20 shtetas shqiptarë largohen nga Izraeli

20 shtetas shqiptarë largohen nga Izraeli

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se 20 shqiptarë janë larguar nga Izraeli mëngjesin e së enjtes.

Sipas njoftimit të Ministrisë në Facebook, ata kanë udhëtuar nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë, janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version